Berisha sulmon socialistët: Regjimi buzë varrit. Po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit
Sali Berisha thotë se në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Në një takim me degën e Partisë Demokratike në Kamëz, ku uroi që 2025-a të jetë viti i opozitës shqiptare, Berisha tha se në tre vitet e fundit, PD i rezistoi një sulmi që sipas tij ishte më i papari ndonjëherë.
”Po bëhej gjithçka që Edi Rama të kishte çdo pushtet në Shqipëri, përfshi opozitën. U përdorën të gjitha format, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të fortë se kurrë, më të mbështetur se kurrë më parë. Ju me dhjetëra qindra herë në takimet dhe mbledhjet tuaja denoncuat vjedhjet e paimagjinueshme të buxhetit dhe pasurive publike shqiptare nga qeveria. Ju denoncuat shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë zgjedhore. Ju denoncuat shkrirjen në një të krimit dhe pushtetit. Ju denoncuat tradhtinë kombëtare ndaj interesave shqiptare të Edi Ramës”, tha Berisha.
”Sot regjimin e keni sjellë buzë varrit. Po. Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë. Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi”,-tha më tej Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

