Berisha takim me demokratët në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur në foltoren e radhës me demokratët në Durrës, kritikoi qeverinë për mënyrën se si ka menaxhuar përmbytjet që prekun qytetin dhe rrethinat e tij.

”Miqtë e mi, Durrësi dy muajt e fundit ka nxjerrë në pah të gjithë shëmtinë, të gjithë fytyrën e shëmtuar të këtij pushteti dhe kësaj qeverie. Ne shqiptarët e kemi një fjalë të vërtetë: miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Durrësi, këto muajt e fundit, qyteti i ri dhe i vjetër, rrethinat, kanë njohur përmbytjet pothuaj apokaliptike, të papara ndonjëherë.

Ka njohur më keq se kaq, injorimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Mashtrimin e plotë nga pushteti dhe qeveria. Cinizmin ekstrem nga pushteti dhe qeveria. Përmbytjet, natyrisht, të shkaktuara nga shirat, por po kaq, nga korrupsioni, nga vjedhja e fondeve të përcaktuara për pastrimin e kanaleve, për tërheqjen, evakuimin e ujrave nga hidrovorët dhe sistemi i kanalizimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka njeri të ketë pësuar gjënë më të vogël, ta quajmë sabotim është pak, se të përmbysësh 600 familje, t’u fusësh ujin dhe t’i lësh ato me ditë të tëra, është një krim i shëmtuar i shumëlloj. A dha kush llogari për këtë që ndodhi? Askurrëkush”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?