Berisha të hënën në SPAK për masën detyrim paraqitje, PD thërret protestë para Prokurorisë së Posaçme
Partia Demokratike po mobilizon militantët për një tjetër protestë, të njoftuar për në orën 09:30 të ditës së hënë (6 janar), para ambienteve të SPAK.
Kjo është dita kur i është caktuar Sali Berishës për t’u paraqitur para organit të drejtësisë, pas vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO për masën “detyrim paraqitje’, dy herë në muaj.
“Të dashur miq! Ditën e Hënë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.