Berisha tek familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues

E premtja ka hapur dyert e mortit në familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në familjet Vata, Cuka, Çupi, Cara e Cakoni me mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime. Sali Berisha, i shoqëruar nga ish-deputetja Dhurata Çupi ishin në familjen e Fehmi Vata e cila ka humbur 2 pjestar mes tyre një fëmijë 6-vjeç. Bashkëshortja e Fehmiut humbi jetën duke mbrojtur njërin nga nipat ndërsa humbi jetën nipi tjetër. Ish-deputetja Çupi tha se i gjithë Mati është në pikëllim të thellë pasi pothuajse të gjitha viktimat janë me origjinë nga Mati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?