Berisha thirrje Europol: Ejani dhe hetoni kr@min që autoritetet e vendit po u bëjnë qytetarëve
Sali Berisha thotë se mediat ndërkombëtare, por edhe ato vendase konfirmuan se kemi të bëjmë me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme. Për të denoncimi për mbetjet toksike është bërë më herët edhe nga qytetari digjital, që sipas tij kishte raportuar se në vendin tonë depozitoheshin lëndë kimike supertoksike në tunelet e vendit. Nga dritarja e banesës së tij, Berisha i ka bërë thirrje Eurojust dhe Europol të vijnë dhe të hetojnë atë që e quan krim monstruoz të autoriteteve të vendit ndaj shqiptarëve, duke referuar çështjes së mbetjeve toksike.
”Prej dy javësh lajmet ndërkombëtare për Shqipërinë, lajmet e vendit janë dominuar nga Shqipëria eksportuese e lëndëve toksike e mbetjeve të rrezikshme me anije të kthyera nga një vend në një vend tjetër, të mbetura në det dhe të nisura për në Shqipëri.
Në krye të radhës ju informova se qytetarët digjital, kohë më parë kishin informuar se në Shqipëri depozitohen lëndë kimike supetoksike në tunelet e vendit. E vërteta është se sot u faktua në mënyrë përfundimtare, se rasti i fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera”,-tha Berisha.