Berisha thirrje në Kuvend: Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë

Sali Berisha nga seanca e sotme plenare ka kërkuar në Kuvend që të votohet rezoluta e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë. Nesër do të mbahet takimi ndërparlamentar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Po ashtu shtoi se rezoluta e dënimit të gjenocidit serb duhet të votohet sot, në mënyrë që nesër deputetët shqiptarë të shkojnë në parlamentin e Kosovës si përfaqësues të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës

Meqënëse edhe në mëngjes e ngrita para mediave, tani thashë ta shtroj edhe në parlament. Të ndërprisni menjëherë punimet, të sillni këtu rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë, se përndryshe ulja juaj në parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju keni refuzuar rezolutën. Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara. Unë po ju them ju këtu që në librat e gjenocidit ato janë të përshkruara si krimet më të padëgjuara ndonjëherë në histori, dhe ju e hidhni poshtë këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të votoni një ndjesë publike për ndalimin që i bëtë himnit për Adem Jasharin “Mora fjalë”, dhe u fsheh pastaj se zëvendësuan me një këngë shumë të bukur, nuk e mohoj, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, për Shqipërinë, por nuk zëvendësohej se, ajo e zuri vendin. Shkurte Fejzën e ftuan, ishte në stadium dhe tani u erdhi telefoni i kuq nga Beogradi dhe e hiqni ju atë. Si do shkoni ju atje? Hidhe në votë propozimin tim. Moj zonjë, hidhe në votë propozimin tim, kaq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?