Berisha thirrje për bandat: Kush implikohet me votat do të shpallet grup terrorist

Sali Berisha prezantoi këtë mbrëmje kandidatët e qarku të Vlorës për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i PD-së premtoi para vlonjatëve se zotimi për pastrimin e shtëpisë është solemn.
Në këtë mënyrë pati një paralajmërim për çdo bandë që do të implikohet me vjedhjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve. Ai tha se ata do të shpallen grupe terroriste dhe do të përballen me ndëshkime të mëdha.
”Grupet kriminale në gërshërë të ligjit do u pritet çdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit, kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare e ndërkombëtare. U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni”.