Berisha thirrje qyetarëve për mosbindje civile: I fshihni nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë
Sali Berisha i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në mosbindje civile, duke i hequr të gjitha vendpagesat e vendosura nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, si në ”Rrugën e Kombit” dhe në autostradën Thumanë-Kashar.
”Ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj. Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë. Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama.
Zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend.
Ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie. Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve”,-tha Berisha.