Berisha tregon rrugën e vetme sesi largohet Rama nga pushteti

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e 19 shkurtit, u shpreh i ashpër me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për revolucion popullor. Sipas tij, Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore. ”Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Unë mendoj se Edi Rama qëndron në pushtet, bëhet më kriminel, më i rrezikshëm, më përbindësh, më anti-shqiptar dhe sjell më të këqijat për këtë vend. Ai duhet të largohet me revolucion popullor”.

 

SHKARKO APP