Berisha: Vendi po shkon drejt përplasjes së sigurtë civile

Për ish-kryeministrin Sali Berisha vendimi i Parlamentit për rikthimin e regjimit të vizave për shqyptarët është një vendim dramatik për qytetarët shqiptarët.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se ky vendim lidhet me situatën politike në Holandë, Berisha e cilësoi si verbëri politike e personit që qeveris shqiptarët.

“Ato janë alibi rrugaçërore në dëm të shqiptarëve. Por mos harroni, se janë dhe vende të tjera që po e konsiderojnë këtë vendim të parlamentit holandez”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha tha se këtë informacion e ka nga burimet e veta të sigurta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çfarë e shtyu Hollandën të merrte këtë vendim me 2/3 e parlamentit? Parlamenti i Hollandës ka shpjeguar se së pari është krimi shqiptar tejet agresiv dhe në rritje. Ku mbështetet kjo. Një një raport të organeve ligjzbatuese hollandeze të vitit 2017. Por në edhe në dy raportet e fundit të Departmametit të Shtetit Amerikan. Së dyti, shqiptarët vijnë të parët para sirianëve dhe afganëve për azil.

Verbëria e tij që është përgjegjës për këtë situiatë. I siguroj shqiptarët se po që se qeveria holandeze kërkon të çojë deri në fund këtë nismë, asgjë nuk e pengon. Këto deklarata të Ramës janë rrugaçërore.. Nëse ju kujtohet se si Gramoz Ruçi i përcolli parlamentarët hollandezë dy vite më parë është e turpshme. Por nëse qeveria e Hollandës e merr në konsideratë këtë vendim e çon deri në fund. Kam informacione që ka vende të tjera që po konsiderojnë vendosjen e vizave për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Gjatë intervistës për gazetaren Mirela Milori, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se, tani në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me shtet por me narkoshtet.

“Maqedonia e Veriut ka shtet, Shqipëria ka narkoshtet. Po flitet për narkoshtetin shqiptar. Që nga viti 2017 deri më sot unë me 100 herë kam denconuar anrkoshtetin, por edhe nga njerëz të njohur të shtypit ndërkombëtar. Shqipëria ka dhënë dhe po jep prova, shumë shpejt do të marrë vesh narkoshtetin shqiptar. Shteti që mbulon anëkend vendin me kanabis, që emëron ministra të brendshëm të lidhur me trafiqet”, deklaroi ish-kryeministri.

Ai shtoi se, së shpejti ndërkombëtarët do të publikojnlë raporte të reja sa i përket trafikut të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me ta.

“Do të ketë raporte të reja që do të trondisin qeverinë”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot në studion e ABC se vendi po shkon drejt përplasjes së sigurtë civile.

Ai akuzoi Ramën si vrasës mizor të votës së lirë dhe shtoi se për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim.

“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile. Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim, deklaroi Berisha. Fasadë nuk mund të jemi. I kemi hequr mandatet dhe jemi si cdo qytetar të thjeshtë të këtij vendi. Ne do udhëheqim betejën për rikthimin e votës së lirë. Rama është një vrasës mizor i shpresës së shqiptarëve dhe nuk u len atyre alternative tjetër vec largimit nga Shqipëria.

Opozita që ndjehet shumicë do ti tregojë vendin kakistrokacisë dhe këtyre që sillen si gangsterë. Dhe do ti sigurojë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. Ne kemi popullin në krah, ata kanë drogën. 125 komisatë, nënkomisarë u morën gjerësisht me kanabisin. Këta dinë vetëm të mbrojnë krimin dhe jo votën. Duhet të ikë me çpdo kusht Rama dhe infrastruktura e ngritur”, tha Berisha.

Lajmi në përditësim…

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2299235177066605/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?