Berisha: Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3 miliardë euro

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin kriminal të bandave dhe transferimin nga Dubai të 3 miliardë eurove dhe pastrimin e tyre.

‘Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3 miliardë euro! Protesta, rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, shtatori është muaji i opozitës.

Nuk mund të pranojmë kurrë më që këta kriminelë, këta bashkëpunëtorë të bandave më të rrezikshme të Europës, vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga Dubai në Europë, tre miliardë euro, Çopja. Imagjinoni ju se çfarë fuqie kanë ata, kur vetëm njëri prej tyre disponon gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë në vlerë.

Miqtë e mi, Edi Rama duhet të largohet sa më parë.

Protesta jonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.

Është rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit.

Rruga e vetme për ardhjen e opozitës në pushtet.

SHKARKO APP