Berisha vijon akuzat për çështjen McGonigal: Dumani është bërë mburojë e Ramës

Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje.

“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës”, u shpreh Berisha.

Sipas tij McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën. Berisha thekson se pavarësisht këtyre, Dumani të cilit gjatë konferencës iu drejtua si Altin Troplini, mban në sirtar dosjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita. E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar”. Berisha thekson se Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?