Berisha zbulon telefonatën e sotme me Këlliçin për drejtësinë: Belind ku je?

Në konferencën e kësaj të marte, Sali Berisha kishte rezervuar një mesazh për Belind Këlliçin. Ai i tha gazetarëve se para se të vinte në seli kishte marrë në telefon Belindin dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës, pasi SPAK i kishte kaluar për kompetencë kallëzimin për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj.

”Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’?

Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?