Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion

Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në izolim në banesë, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga GJKKO pas shkeljes së detyrimit për t’u paraqitur.

Sot Berisha u morr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, teksa prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Ish-kryeministri qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e SPAK, ku në orën 14:00 do të paraqitet për t’u njohur me akuzën edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha për mediat se se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime”.

”Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë”, u shpreh kreu i PD.

SHKARKO APP