Berisha:Ta rrëzojmë Ramën me Revolucion demokratik. Të ulemi në Bulevard ditë-natë

 

Arritjet e e 300 ditëve të dytë të qeverisjes të cilat kryeministri Edi Rama i bëri publik javën e kaluar për ish kryeministrin Berisha janë ‘rekordi i zi”.

Për Berishën 600 ditët janë “ditët e shkarjes prapa, rrënimit të standardeve të demokracisë dhe luftës së egër kundër institucioneve të pavarura”

Nga zyra e tij deputeti demokrat akuzoi Ramën se mbron deputetin Arben Ndoka të dënuar për trafik qëniesh njerëzore dhe akuzoi qeverinë se bllokoi marrëveshjen për dekriminalizimin

“Rekordi i zi i 300 ditëve të Edi Ramës është eksodi. Çfarë ndërtoi kjo qeveri në 600 ditë? Nuk realizoi asnjë nga premtimet e tij por të gjitha mashtrimet. Asgjë të ndërtuar përveç 3-4 shatërvanëve me nga 2. 5 milionë dollarë, ballonën dhe livadhin në kryeministri.
600 ditë nuk mjaftuan për të rindërtuar 15 km rrugë të rrugës Lushnje- Berat, fushë e tëra? Çdo qeveri me punë normale do e mbaronte brenda 4 muajve.”

 

Ish-kryeministri beri thirrje hapur per REVOLUCION DEMOKRATIK, per te rrezuar kryeministrin Rama.

Berisha: “Rama e Filipi manipuluan shifrat”-“Ekonomia është në pikiatë dhe Rama u paraqet qytetarëve sukseset imagjinare. Nuk ka asnjë të punësuar shtesë por ka blerje të sigurimeve. Përshembull një fshatar nuk ka paguar 10 vjet sigurime këto i  këto hapje e rrugës së blerjes së viteve. Pra ai nuk është i punësuar por po investon për të marrë pension. Gjergji Filipi dhe Rama mashtruan në mënyrë më  të paskrupullt” tha Berisha.

Berisha: FMN të rishqyrtojë qëndrimin” – Berisha bëri thirrje FMN-së të rishqyrtojë qëndrimin e tij në Shqipëri. “Largimi i FMN nga vendi do të ishte një e keqe e madhe” tha deputeti demokrat. Gjithashtu ai i bëri thirrje Bankës Botërore të ndjekë strict FMN dhe “të mos lejojë lidhje të shkurtra”

“Është krim që në këtë kohë një qeveri që vjedh veten ti jipen para për tu mbajtur. Paratë të jepen për projekte” tha ai.

Rama: “Nuk rriti asnjë rrogë “– Për 600 ditë nuk kanë firmosur qoftë dhe një kontratë përveç atyre që vjedhin e ndajnë paratë.  Kompanive të huaja u imponojnë kontraktorët që duan vetë. Përveç 136 rrogave, rrogat e shqiptarëve të tjerë u  bënë 12 % më të ulëta. Shqiptarëve nuk u  është rritur asnjë qindarkë por janë ulur me inflacion 6 %.

Berisha për zgjedhjet: PD humbi , por Rama u plagos rëndë – “Zgjedhjet i humbi PD por Rama doli i  plagosur nga të gjithë dhe në mënyrë të pariparueshme. Zbritja nga 1 milionë tek 400 mijëshi është tmerr për të mos thënë i plagosuri i pakallur është Edi Rama.  Sepse libri që kam lexuar më shumë është libri i zgjedhjeve. Pyeteni pse nuk këndon për zgjedhje, sepse i ngel në fyt. Uroj që dhe PD të bëjë një analizë të gjithanshme dhe të ngrihet fuqishëm.

Berisha: HEC jane dhene sipas ligjeve  – Lidhur me deklaratat e Ramës se do të anulohen 58 HEC të zonave të mbrojtura, Berisha deklaroi se të gjitha HEC janë dhënë në përputhje me ligjet mjedisore.
“Të gjitha lejet për HEC janë dhënë në përputhje me ligjet mjedisore. Por ky është i verbër nga inati i tij. Do i anulojë lejet siç i ka anulluar të gjitha si shkollat e larta. E patë sa shkolla të larta janë mbyllur?! Vetëm 4. Tjerët i mbushën xhepin dhe vazhdojnë të funksinojnë. Kështu do ndodhë dhe me hidrocentralet” tha Berisha

Berisha:  Duhet revolucion demokratik-  “Prej shumë muajsh bëj thirrje për revolucion demokratik. Revolucioni demokratik janë ata që ulen në bulevard dhe nuk ikin pa u zgjidhur kërkesat e tyre. Kjo është rrugë e vetme, të tjerat çojnë gjithnjë drejt një rrokullisje më të thellë. Duhet sa më parë të organizohen protesta të fuqishme demokratike”.

Duket se dora e forte po mbizoteron ne PD, ndaj siç duket do te kemi nje shtator me protesta e demonstrata ne Bulevardin para kryeministrise, duke bllokuar gjithçka nga jeta publike ne Tirane.

SHKARKO APP