Berishës i shtohet edhe një deputet në mbledhjen e grupit të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar Foltores deri tani dhe ku ra në sy që këtij grupimi i është bashkuar edhe Zef Hila.
Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm dhe pasi u pyet nga prokurorët, shkoi në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Berisha.
Në këtë mbledhje sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu për arsye familjare.
Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
KOHA JONË SONDAZH

