Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg, Spahiu: Nuk mundet një i pandehur për korrupsion të baltosë Shqipërinë në BE
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha nuk mund të baltosë Shqipërinë në BE, ndërkohë që është i pandehur për korrupsion. Për të Berisha nuk mund të jetë lideri i opozitës dhe se është ai që e ka mbajtur të përçarë. Ishte edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i cili postoi videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni.
”Berisha ka mbetur vetëm kryetar i partisë së tij, ka humbur rolin e lidershipit. Fakti që nuk arrin ta bashkojë opozitën, ka penguar rotacionin politik. Sali Berisha nuk do ta pranojë, por ky është realiteti, kjo është e vërteta. Sali Berisha pas 35 vitesh politikë, nuk mund të thotë që Shqipëria është narkoshtet.
Nuk ka një personalitet botëror i cili të ketë qeverisur 20 vite shtetin e tij, të shkojë dhe të vjellë vrer kundër shtetit të tij. Ky bën sikur është i virgjër, sikur hyn për herë të parë në politikë. Një njeri i pandehur, i merr vetes një atribut që nuk e ka.
Në moshën 82-vjeçare dhe nën akuzë nga prokuroria, nuk mund të jetë as shpresa e shqiptarëve, as kryetari i opozitës, t’i hapë krahun lidershipit të ri. Bëri gabim që hoqi atë që kishte në parti, bën gabim që nuk i hap krahun Adriatkut, Arlind Qorit, Agron Shehajt, të gjithë mund të jenë liderë opozitarë, vetëm Berisha jo. Sa kohë të rrijë ai, nuk e bashkon opozitën shqiptare”, deklaroi Spahiu.
Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg, Balla poston videon ku drejtuesja e KiE i pret fjalën
KOHA JONË SONDAZH

