Berlusconi, ministër i ekonomisë në Rusi?!

 
Nje ngjarje e pazakonte po vjen nga mediat perendimore. Silvio Berlsconi mund të kthehet në pushtet. Por jo në Itali. Oferta i ka ardhur nga Rusia, siç raporton Euronews. Sipas mediave italiane, Vladimir Putin i ka ofruar mikut të tij të marrë nënshtetësinë ruse dhe të bëhet ministër i Ekonomisë. 
Gazeta italiane "La Stampa" citon Berlusconin të ketë thënë: "E ardhmja ime? Të bëhem ministër i mikut tim, Putin". Ai ka shtuar: "Mendoni pak: në Itali jam margjinalizuar, ndërkohë që Putin më thotë se është gati të më japë nënshtetësinë dhe të lejojë të drejtoj ministrinë e Ekonomisë". 
Pavarësisht shanseve që ka Berlusconi për të ardhur në pushtet në Rusi, ai dhe Putin janë miq të mirë që kur ndanin tryezat e samiteve të G8. Massimo Gramellini, në një koment për La Stama, duke hedhur dyshime mbi seriozitetin e deklartave të Berslusconit, e përshkruajti këtë zhvillim të ri si "5 minuta çmenduri në zemër të një vere përvëluese". 
Dy miqtë vizitohen shpesh. Berlusconi ishte në Siberi për të kaluar një fundjavë muajin e kaluar. Ndërsa  Putin e viziton atë rregullisht në vilën e tij në Sardenjë.

SHKARKO APP