Berlusconi nxjerr në shitje “Mediaset” për 4.5 miliard euro

 

Vlera e “Mediaset” u afrohet yjeve. Është rreth 4,5 miliard euro vlera e kompanisë kryesore të Silvio Berlusconit dhe që mendohet se ka nxjerrë 3 miliard euro vetëmnë 20 vitet e fundit.

 

Mediaset është në shitje – Sipas një shkrimi me burime të sigurta të “Fatto Quotidiano”, presidenti Berlusconi ka zgjedhur të nxjerrë në shitje këtë shoqëri. Tani, ose kurrë pasi më vonë mund të jetë shumë vonë. Ish-Kavalieri mendohet se ka gjetur ndërkohë edhe garantët duke shfrytëzuar lidhjet me qeverinë “Renzi”. Kjo sepse lufta e nisur me Murdoch mes “Mediaset Premium” dhe “Sky” nuk i intereson askujt. Të njëjtat burime shkruajnë se Berlusconi kërkon ta shesë “Mediaset” për të mos u krijuar probleme më pas 5 fëmijëve të tij.

Kontaktet e para – I interesuari i parë i kësaj shitjeje besohet se është francezi Vincent Bollorè, president i “Vivendi” dhe pronar i “Canal Plus” dhe me disa aksione te “Telecom Italia”. Takimi është zhvilluar në San Martino di Arcore, ku është parë Bollorè në një darkë me Pier Silvio Berlusconi, megjithëse disa zëra thanë se darkës iu bashkua edhe vetë Silvio.

 

Riinvestim te Milan – Shitja e “Mediaset” mund të jetë preludi i një investimi të ri, në pjesën më të dashur të Silvios dhe që është Milan. Sipas burimeve indiskrete ish-kryeministri ka thirrur para një jave dy vajzat Marina dhe Barbara për tu treguar mbi investimet që do të bëjë në klubin kuqezi. Një vendim i rëndësishëm në momentin më të keq të klubit, i eliminuar nga Kupa e Italisë, jashtë çdo kupe në Europë dhe i 11-i në klasifikimin e Seria A

SHKARKO APP