BERZH rrit projeksionet – Ekonomia shqiptare më mirë se ç`pritej, pas 2020 do “korrim” frytet

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar lehtë në territor pozitiv projeksionet për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Tashmë, institucioni projekton që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 3.8% këtë vit, nga 3.7% që projektonte në raportin e kaluar. Për vitin e ardhshëm ndërkohë, banka flet 3.9% rritje ekonomike.

BERZH ecën kështu në kah të kundër me institucionet e tjera ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, Komisioni Europian shkurtoi ndjeshëm projeksionet për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, në 3.6% dhe 3.9% respektivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, BERZH është lehtë më optimiste për Shqipërinë sesa Brukseli zyrtar, që njihet gjerësisht si një prej institucioneve më dorëlëshuara në drejtim të projeksioneve. Institucioni nënvizon faktin se, rritja e lehtë e projeksioneve është rrjedhojë e dinamikës së fortë të ekonomisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç shifrave, BERZH thotë gjithashtu se, ulja e vrullit në terma afat-shkurtër është rrjedhojë e rënies së ritmit të investimeve të huaja nga dy projektet madhore, TAP dhe DEVOLLI. Por, banka shton se, pas vitit 2020, ekonomia shqiptare do të fillojë të korrë përfitimet e këtyre dy projekteve madhore.

Sa i përket sektorit bankar, BERZH thotë se vazhdon të përmirësohet, e për rrjedhojë rritje do të vazhdojë të ketë edhe kreditimi.

Ndërkohë, edhe Banka Botërore ka publikuar projeksionet më të fundit për ekonominë globale. Për Shqipërinë, këto projeksione mbeten të pandryshuara në krahasim me raportin e kaluar, në 3.6 dhe 3.5% rritje ekonomike përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm respektivisht.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?