Besa në protestën e studentëve: Mos abuzoni me durimin e tyre (VIDEO)
Studentët po vijojnë protestën masive përpara Kryeministrisë, ku këtë të hënë ju janë bashkuar edhe personazhe të njohur të artit. Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, njëherësh e bija e ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i lëvizjes ”Zgjidhja”, u pa në mesin e studentëve.
Në një prononcim për ”Fax News”, Besa tha se është bërë pjesë e protestës për të mbështetur të rinjtë, pasi siç tregon është befasuar nga vendosmëria e tyre. Nga ana tjetër, ajo ka shprehur edhe mendime radikale, se nuk duhet të abuzohet me qetësinë dhe durimin e tyre në protestë.
”Janë të drejta minimale. Reagimi i tyre erdhi si një ajër i freskët për opinionin dhe kanë rikthyer shpresën, kanë qenë të heshtur por kanë mbajtur shënime. Protesta ka qenë e jashtëzakonshme, jam surprizuar në mënyrën se si kanë protestuar, janë protesta model por nuk duhet abuzuar me qetësinë dhe durimin e aq më tepër me studentët, që janë gjaku dhe nervi i vendit”, u shpreh këngëtarja.
KOHA JONË SONDAZH

