Besa Shahini emëron rektorin e përkohshëm

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka caktuar rektorin e përkohshëm të Universitetit të Tiranës, pas pezullimit nga detyra të Mynyr Konit.

Sipas ‘A2 news’, në vend të Konit është emëruar përkohësisht Bernard Dosti, i cili mbante postin e zv.rektorit të UT. Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, pasi sipas ministres Shahini ai është shkaktar i moszbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

Disa ditë më vonë, Mynyr Koni i kërkoi dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule me anë të një shkrese nisjen e procedurave për verifikim pas akuzave për plagjiaturë në adresë të profesorit dhe Zv.rektorit të UT, Bernard Dostit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një replikë të gjatë, Kule iu përgjigj Konit duke cilësuar akuzat ndaj profesorit shpifje të ulëta, ndërkohë që rektorit i kërkonte të sillej në mënyrë të ligjshme, e të mos qëndrojë në ballë të atyre që cenojnë dhe baltosin UT.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?