Besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures

Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures.

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ceremonia e festës.

Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi në ceremoni theksoi se duhet të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët, sidomos në këto kohëra të vështira për botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?