Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Madhe

Këmbanat e zisë kanë shoqëruar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme dhe më solemne për kalendarin ortodoks. Besimtarë i janë drejtuar kishave dhe katedraleve për t’u përulur para Epitafit, i cili simbolizon varrin e Jezu Krishtit pas zbritjes së tij nga kryqi.

E Premtja e Madhe kulmon me procesionin e Epitafit. Besimtarë të shumtë ecin në heshtje, por edhe me shpresën se vdekja nuk është fundi.

Ndërsa mesnatën e së shtunës jepet lajmi i madh: Krishti u ngjall! Jeta triumfon mbi vdekjen për mbarë besimtarët ortodoksë. Ndërsa thyerja e vezëve të Pashkës e bën edhe më të fortë simbolikën e jetës së re. Në të gjitha kishat dhe katedralet do të ketë mesha dhe shërbesa fetare për ditët më të rëndësishme të kalendarit ortodoks.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?