Besnik Dervishi: Kemi nisur hetimin për shpërndarjen e të dhënave
Skandali më i fundit i shpërndarjes së të dhënave, është se tre milion personave i është publikuar numri i celularit së bashku me emër e mbiemër dhe vendin ku janë të punësuar. Komisioneri i të dhënave private, Besnik Dervishi thotë se ka nisur një hetim mbi këtë rast por nuk nguroi të thoshte se shqiptarët kanë një kulturë shumë të dobët në këtë aspekt, pasi apo iu kërkohet një e dhënë nuk hezitojnë ta japin pa problem.
”Për mbrojtjen e të dhënave personale do të thoja se janë gjëra që bëjnë një person të identifikueshëm. Të dhënat personale kërkojnë patjetër mbrojtje ligjore. Natyrisht ne kemi filluar hetimin administrative e do të kërkojë kohën e vet se janë hetime shumë të vështira. Besoj se kemi të bëjmë me një qëllim përfitimi. Është e pamundur që 3 milion shqiptarë të kenë dhënë miratimin për shpërndarjen e të dhënave të tyre.
Më duhet të them që kemi një kulturë shumë të dobët për sa I përket mbrojtjes e të dhënave të tij personale. Ne nuk e kemi problem që ne ti japim fotokopjen e kartës së identitetit dikujt të na mbarojë një punë. Duke qenë se të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme shpeshherë, duhet të lexohet patjetër se çfarë po firmoset”.