Besnik Muçi: Shkarkimi i Dacit i bën të pavlefshme vendimet e KPA-së

Në nëntor 2019 prokurori Besnik Muçi, shkarkohet nga detyra si i tillë, në një kohë që ai ishte dekretuar nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Këtë detyrë ai e kreu vetëm për pak javë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndërkohë kishte filluar procesin e Vetting-ut dhe për një mos deklarim të pasurisë, që sipas tiji referohej ende periudhës së regjimit komunist, shkarkohet nga detyra si prokuror.

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pra organi që i vinte vulën vetingut të prokurorëve, Luan Daci, sot është pezulluar nga detyra nga SPAK. Arsyeja e pezullimit te sotëm por edhe te nisjes se një hetimi ndaj gjyqtarit Daci është fshehja prej tij në formular e largimit të tij nga detyra në vitin ‘97 për pa aftësi.

“Është një njoftim tronditës, jo vetëm për mua dhe kolegët që i janë nënshtruar procesit të Vetting-ut por për të gjithë qytetarët shqiptar, për ëndrrën europiane të Shqipërisë. Sot Vetting-u pësoi sot një goditje vdekjeprurëse, sepse një nga anëtarët kryesorë rezultoi se është zgjedhur në kundërshtim të Kushtetutës”, thotë ish-prokurori i intervistuar nga A2. Muçi dëshiron të përshëndesë vendimin e sotëm të SPAK, që cilëson si “një akt të guximshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mendimit të tij, shkarkimi i Dacit e bën “të gjithë vendimmarrjen e KPA-së të pavlefshme, sepse praktikisht trupat gjyqësore nuk janë caktuar me ligj, diçka që shkon kundra konventës të së drejtës së Njeriut, dhe nenit 42 të Kushtetutës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?