Beteja Lear Kurti dhe sistemi

Nga: Redjon Shtylla

32-vjeçari i ndjerë Lear Kurti vijon që të mbajë të mbërthyer politikën, opinionin publik me vdekjen misterioze, por më së shumti pyetja: A u dhunua, pse u pa me shenja dhe pse pranga në spital, ende janë pa përgjigje. Teksa përgjigjet do të zbulohen në ditët të vijim, Prokuroria bën me dije se ka nisur hetimet dhe për këtë po hetohet për ”veprime arbitrare” dhe ”mosdhënie ndihme”.

Nëna e tij thotë se në trupin e pajetë të të birit, ka parë dhunë të tmerrshme. Por sipas autopsisë, 32-vjeçari ka vdekur nga overdoza, dhe jo nga dhuna. Për vdekjen e mistershme janë mbajtur deri më tani dy protesta të vogla nga shoqëria civile dhe të mbështetura nga PD-ja e Sali Berishës dhe nga Partia e Lirisë. Për këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra tre efektivë.

Edhe këtë të hënë Sali Berisha nga selia e PD-së ka vijuar akuzat, ku tha se nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatë të veshur më uniformë dhe pasi i morën shpirtin e dërguan në spital. Sipas Berishës autopsia i është bërë me nxitim dhe pa asnjë prani të familjarëve dhe të avokatëve të tij. Të gjitha këto veprime u shpreh Berisha janë bërë me urdhërin e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Duke u ndalur tek protesta, Berisha ftoi qytetarët që të vijojnë protestat në mënyrë që krimet mos të përsëriten.

Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj Policisë dhe qeverisë për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Teksa akuzon se po tentohet të fshihet e vërteta, për kreun e Partisë së Lirisë, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron jetën, por si një kërcënim për ta.

Sërish fajtor gjejmë sistemin në vend, që është në një anomali të vërtetë. Nëse heqim pjesën që është dhunuar, pse 32-vjeçari që nuk kishte paraqitur një rrezik për komonitetin, nuk u shoqërua drejt spitalit të Traumës, pasi pak metra larg ishin, por efektivët e çuan në Komisariat?

Gjatë shoqërimit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë? Pas konstatimit të vdekjes trupi i pajetë u përcoll në morg.

A u bë kurban i riu për zonën ku jetonte, për të frenuar që të rinjtë të mos konsumojnë lëndë narkotike? Shumë pyetje janë pa përgjigje, dhe ky rast nuk duhet të kalojë më në heshtje të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, por të shkund sistem policor në vend.

SHKARKO APP