Beteja për Shkodrën, kandidati Benet Beci: Garë e vështirë, por e bukur
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci e cilëson garën me kryebashkiakun aktual të Shkodrës, Bardh Spahia, si një garë të vështirë por të bukur. Në një intervistë për “News Line”, ai tha se qytetarët janë të përgjegjshëm për ndryshim. “Një garë e vështirë për një histori të gjatë të PD këtu por edhe e bukur sepse është një moment i hapur ku njerëzit janë të hapur dhe të përgjegjshëm për të bërë një ndryshim dhe për ta parë Shkodrën të zhvilluar ekonomikisht”, tha kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës.