Beteja për Tiranën, prova më e madhe politike e Ramës në 2027-ën

Tirana pritet të jetë beteja më e rëndësishme e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kryeqyteti nuk është thjesht bashkia më e madhe e vendit, por qendra ekonomike, administrative dhe politike e Shqipërisë. Në Tiranë jetojnë mbi gjysma e popullsisë reale të vendit, pasi një numër i madh janë jashtë shtetit. Për këtë arsye, zgjedhja e kandidatit nga Edi Rama do të jetë një nga vendimet më të rëndësishme të Partisë Socialiste.
Deri tani nuk ka një emër zyrtar, por dilema e Ramës është e qartë: të zgjedhë një figurë me peshë politike, një administrator me eksperiencë apo një emër të ri që mund të sjellë një mesazh ndryshimi. Në një garë që pritet të jetë shumë e fortë, kandidati socialist duhet të ketë jo vetëm mbështetjen e strukturave të partisë, por edhe aftësinë për të fituar besimin e qytetarëve. Ndërkohë ka shpallur anbicjen publike deputeti i PS, Erion Braçe, një socialist 24 karatsh dhe që nuk pranon emërim nga kryeministri të kandidatit. Ai e ka thëne shkoqur se do të jetë kundër praktikës së Ramës ku kandidati caktohet nga Kryesia e PS ose më saktë nga kryeministri. Deri tani PS njeh si kandidate zyrtare Ogerta Manastirliun, por që Braçe e sfidon hapur. Tirana është me shumë se synimet e Braces apo te Manastirliut; nëse PS e humbet Tiranën, PS rrezikon vazhdimin e qeverisjes sepse PD, opozita dhe PROTESTUESIT do ta bllokojnë Tiranën dhe kryeministrin. Ndaj Edi Rama mendon jo thjesht një emër që ti josh ambicjen, por ka mundesi të përzgjedhë një emër nga shoqeria civile. Një kandidat që thith vota nga pjesa “gri” ose edhe nga radhët e opozitës.

Tirana do të jetë edhe një test për bilancin e qeverisjes socialiste. Pas shumë vitesh drejtimi nga e majta, qytetarët do të kërkojnë përgjigje për problemet e përditshme: trafikun, urbanizimin, hapësirat publike, shërbimet dhe cilësinë e jetës. Kandidati i PS-së nuk do të gjykohet vetëm nga logoja e partisë, por nga aftësia për të menaxhuar një metropol që është zgjeruar me ritme të shpejta.

Por pesha politike e Tiranës shkon përtej administrimit të qytetit. Një humbje e Bashkisë së Tiranës nga Partia Socialiste do të ishte një goditje e fortë politike për mazhorancën dhe do të mund të hapte një krizë besimi brenda saj. Kryeqyteti ka një vlerë simbolike të jashtëzakonshme dhe humbja e tij do të interpretohej si një sinjal dobësimi i shumicës qeverisëse përballë elektoratit dhe strukturave të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për këtë arsye, Rama nuk mund ta trajtojë kandidaturën e Tiranës si një zgjedhje rutinë. Kandidati duhet të jetë një figurë që bashkon votën tradicionale të PS-së me votuesit e pavendosur, një person që krijon besim përtej militantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet tregojnë se kryeministri po anon nga një figurë publike që nuk “vdes” për PS, porse që merr vota gjithandej.

Tirana duhet fituar! Nëse bie Tirana, PS-ja shkon drejt humbjes së sigurtë së pushtetit. Prandaj kryeministri ka urdheruar një kompani sondazhesh që mbetet më e mira dhe që nuk e gënjen se cilët emra gëzojnë popullaritet.

Gjithashtu duhet të marrë fund edhe një praktikë e kritikuar prej vitesh në pushtetin vendor: përdorimi i bashkive si vende punësimi për militantë dhe mbështetës të partisë në pushtet, në vend që të ndërtohen administrata profesionale mbi bazën e meritës. Një kryetar bashkie duhet të drejtojë një institucion publik, jo një strukturë politike.

Po ashtu, debati për kufizimin e mandateve të kryetarëve të bashkive mbetet i domosdoshëm. Dy mandate duhet të jenë kufiri maksimal, për të garantuar rotacion, qarkullim të ideve dhe për të shmangur përqendrimin e tepërt të pushtetit lokal.

Në fund, gara për Tiranën nuk do të jetë vetëm një përballje mes emrave. Ajo do të jetë një provë për forcën politike të mazhorancës dhe për mënyrën se si ajo e kupton qeverisjen vendore. Nëse PS fiton, do të jetë një konfirmim i dominimit politik në kryeqytet. Nëse humbet, pasojat do të jenë shumë më të mëdha se humbja e një bashkie: do të ishte një tronditje politike për vetë mazhorancën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?