Betejë me krimin në Fushë-Krujë, raportohet për të shtëna me armë zjarri
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të madh në Fushë-Krujë pasditen e sotme ku raportohet për të shtëna me armë zjarri. Burimet thonë se forca të policisë kanë qenë në ndjekje të disa personave me makinë.
Forca të shumta policie dhe forcat speciale RENEA raportohet se ndodhen në aksion momentalisht në zonën e Fushë-Krujës.
Dëshmitarë okularë thonë për mediat se kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe makina nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë.
Burime nga Policia e Durrësit konfirmojnë për Ora News një aksion në Fushë-Krujë, por nuk konfirmojnë përplasjen me policinë.
KOHA JONË SONDAZH

