Betimi te noterja, Berisha mesazh Arta Vorpsit
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilësuar si një akt që del jashtë çdo lloj standardi betimin te noterja të Arta Vorpsit. I ftuar në “Abcnews”, gjatë një interviste me gazetaren, Mirela Milori, thase nëse Vorpsit e ka bërë vetë këtë akt është dy herë më keq sesa mund t’ia kishte diktuar kryeministri Edi Rama për “të poshtëruar presidencën”. Sipas ish-kryeministrit, sot e gjithë Europa është shprehet se në Shqipëri Gjykata Kushtetuese betohet te noteri.
”Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet të cilën as humoristët më të shquar, as Agim Xhafka nuk mund ta imagjinonte së mund të ndodhte, kur një gjykatëse kandidate për Gjykatë kushtetuese zgjedh noterin për të bërë betimin kushtetues, një akt që del jashtë çdo lloj standardi. Nga të gjithë ata kandidatë unë e kam njohur dhe kam patur mendim pozitv për Vorpsin por më aktin që bëri sot duhet ti çoj këtë mesazh: Nëse e berë vetë, nëse ia diktuan se me thonë që ia diktoi Rama nga Londra për të poshtëruar institucionin e Presidencës është shumë keq, por nëse e ke bërë vetë është dy herë më keq dhe së fundi gjëja më e mirë është të kalojë në politkë. Sot në mbarë Evropën ushton kjo thagmë që në Shqipëri Gjykata Kushtetuese betohen te noteri”.