Betohen 26 prokurorë të rinj, kreu i KLP: Mos na zhgënjeni

26 prokurorë të rinj do ti shtohen sistemit të akuzës në Shqipëri. Ata u betuan këtë të mërkurë në një ceremoni të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, foli në emër të kolegëve, kur tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.

“E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha Xhejsnila Hako prokurore në Durrës. Në këtë linjë, mesazhi i kreut të KLP-së Alfred Balla ishte i qartë duke i kërkuar që të mos i zhgënjejnë.

Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vettingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, apeloi që prokurorët e rinj përveç përfaqësimit të akuzës me dinjitet, ta kërkojnë drejtësinë edhe kur ajo finalizohet me pafajësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?