Betohet kryebashkiaku i ri i Mirditës, opozita merr edhe Këshillin Bashkiak. Pas 12 vitesh, do drejtohet nga PD

Nga sot Bashkia e Mirditës është marrë në drejtim nga Albert Melyshi, kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” që fitoi më 14 Maj.

Opozita u bashkua dhe arriti të marrë edhe kryesimin e Këshillit Bashkiak, ky kryetar u zgjodh Aleksandër Picaku me 11 vota nga 12 këshilltarë që morën në votim.

Pas betimit si kryetar, Albert Melyshi iu drejtua zyrave të Bashkisë, ku u prit nga paraardhësi i tij Ndrec Dedaj. Melyshi kërkoj bashkëpunimin e të gjitha palëve pa ngjyrime politike për zhvillimin e Mirditës.

Bashkia Mirditë do të drejtohet nga e djathta pas 12 vitesh qeverisje nga Partia Socialiste.

SHKARKO APP