Betohet në detyrë kryebashkiakja e parë shqiptare në SHBA

SHBA- Ambasada e Shqipërisë në SHBA për mes një postimi në llogarinë në Facebook kanë bërë të ditur një arritje të një tjetër shqiptareje në politikë. Duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA ambasada njoftoi se Violetta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey.

“Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Postimi i plotë:

Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview

Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.

Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit.

Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë.

SHKARKO APP