Betohet te noteri, reagon Biba: Arta që njoh unë e di shumë mirë se si është procedura, por …
Betimi te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese vijon të shkaktojë reagime. Më i fundit vjen nga nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i cili thekson se ky veprim i Artës, është thjesht shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj.
Sepse Arta që njoh unë, thotë Biba, e di shumë mirë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
“Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet. Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana. Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!”, shprehet nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.