Betonierja përplas makinën, dy të vdekur në Farkë

Rritet bilanci i aksidentit të ndodhur gjatë mesditës së sotme në vendin e njohur me emrin si Ura e Farkës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, janë dy persona të vdekur, shoferi dhe pasagjeri i makinës “Alfa Romeo”, që është përplasur nga një betoniere.

“Rreth orës 12:20 Ne aksin rrugore Elbasan – Tiranë në afërsi të urës së farkës, ka ndodhur një aksident  mjeti tip “Alfa Romeo” me targë “AA 387 EE” me drejtues shtetasin Denis Dervishi është përplasur me mjetin kamion me targë “TR 7659 G” me drejtues shtetasin Alban Stafa.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip Alfa Romeo me targë AA 387 EE Denis Dervishi si dhe ka gjetur vdekjen e pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, i cili është ende i pa identifikuar.

Policia dhe grupi i ekspertizës në vendngjarje si dhe forcat zjarrfikëse”, thuhet në një njoftim të policisë.

SHKARKO APP