Biberaj: Qeveria e Ramës modeli më negativ që ka pasur Shqipëria, ndërkombëtarët e dinë shumë mirë

Komisioni i Venecias foli qartë dhe pa nota diplomatike për ndryshimet kushtetuese . “Qeverisja aktuale është nxituar dhe kemi shkelje të demokracisë. Rama bëri ndryshimet sepse mendon se me artifica të tilla të shkojë drejt mandatit të tretë por që shancet dhe mundësitë I ka zero” beson Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në një Intervistë për Ora Neës.

Ndërkohë opozita ka ndezur motorët për zgjedhje dhe Biberaj shprehet i bindur se psa 25 prillit Rama do të dalë në opozitë.

Aleksandër Biberaj për Ora News: “Ne po bëhemi gati për zgjedhje, do futemi dhe  do fitojmë zgjedhjet dhe kryeministri do të dalë në opozitë dhe do të përballet me sistemin e drejtësisë.  Çfarë i ka bërë Rilindja dhe sekti i Rilindjes nuk do ia kishte bërë as pushtuesi antishqiptar. Se edhe një vend kur të pushton do të ketë një arsim të mirë apo sistem shëndetësor të mirë por si e ka katandisur qeverisja e Ramës është e paimagjinueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rezerva Biberaj flet dhe për pozicionin e ndërkombëtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleksandër Biberaj për Ora News:  Qeveria kastile e shkatërroi Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë nën petkun e vetingut u shkatërruan.  Dhe gjykatat e tjera janë me gjysmë kapacitet. Fatkeqësisht rezultoi se vetingu ishte një reform e mirëfilltë politike në mënyrë që kryeministri të fuste të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontroll dhe sot e ka nën kontroll.

Ai e ka në dorë të krijojë Gjykatën Kushtetuese, por nuk do ta bëjë se ka disa çështje shumë të rëndësishme që presin për t’u shqyrtuar si dekreti i presidentit për zgjedhjet vendore 2019.

 Nuk dua të bëj me përgjegjësi faktorin ndërkombëtar se përgjegjësia është e jona, por mendoj se qëndrimet e tyre kanë qenë të buta ndonëse të ekuilibruara. Faktori ndërkombëtar duhet të kishte qenë shumë më radikal sidomos në raport me Gjykatën Kushtetuese. A imagjinohet SHBA pa gjykatë të Lartë? Apo Britania? Fatkeqësisht ndërkombëtarët punojnë me dy standarde.  

Biberaj nënvizon detyrën e rëndësishme që ka opozita për të rrëzuar atë që e quan klikë.

Aleksandër Biberaj për Ora News:  Kjo qeverisje vetëm ka përkeqësuar situatën brenda vendit por dhe ato ndërkombëtare. Çdo ditë kemi raporte ndërkombëtare që e nxijnë Shqipërinë siç e ka nxirë kryeministri. Nuk ka asnjë fjalë pozitive.  Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ka vetëm propagandë. Është situatë e paimagjinueshme. Ky është modeli më negative që ka pasur  Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve dhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë. Kudo që të shkelësh zi e më zi po shkon kjo punë. Detyra jonë si opozitë është të rrëzojmë këtë klikë. Ky nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë”

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së nënvizon se detyra e opozitës është të rrëzojë qeverinë Rama të cilën e shikon si një ndër modelet më negative që Shqipëria ka pasur në 30 vitet e fundit.

Në një intervistë për Ora News, Biberaj thotë se Rama nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë.

Aleksandër Biberaj për Ora News:  Kjo qeverisje vetëm ka përkeqësuar situatën brenda vendit por dhe ato ndërkombëtare. Çdo ditë kemi raporte ndërkombëtare që e nxijnë Shqipërinë siç e ka nxirë kryeministri. Nuk ka asnjë fjalë pozitive.  Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ka vetëm propagandë. Është situatë e paimagjinueshme. Ky është modeli më negative që ka pasur  Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve dhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë. Kudo që të shkelësh zi e më zi po shkon kjo punë. Detyra jonë si opozitë është të rrëzojmë këtë klikë. Ky nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë”

“Po të shikosh reagimin e kryeministrit është jashtë kontrollit, Rama me çetën e tij të qeverisjes janë bërë si “qentë e Pavllovit” u mungojnë edhe reflekset.  Komplet jashtë kontrollit. E kuptoj reagimin e tij. Më mirë se kushdo e di vetë Edi Rama se pushtetin e ka të humbur por ka frikën përballjes së sistemit të drejtësisë, por ai nuk ka për ti shpëtuar.  Çështja e medias është shumë delikate. Rama po kopjon Enver Hoxhën por në kushte të tjera. Po të shikosh edhe stilin e qeverisjes së tij edhe modelin e zgjedhjeve, gjithçka është model i vjetër që shqiptarët do ta refuzojnë më 25 prill. Pa asnjë lloj diskutimi.”

Biberaj i bën thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen për të rrëzuar me votë këtë qeverisje e cila sipas tij po e çon Shqipërinë keq edhe më keq.

Aleksandër Biberaj për Ora News: “Këtu kanë rënë dy kolonat bazë, parlamentin e ka në duart e veta, qeverisjen po, sistemin e drejtësisë, dhe median e ka në duart e veta, sepse influence dhe presioni i tij është i jashtëzakonshëm.

Është detyrë intelektuale e patriotike e çdo qytetari të përmbysë këtë regjim.  Shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?