Biden: Kam përgëzuar Harris, pranojmë zgjedhjen që bënë amerikanët

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Ai tha se ka folur me zëvdendëspresidenten Kamala Harris ku e ka frymëzuar për fushatën e saj dhe se ajo duhet të ndihet krenare për punën e mirë që ka bërë. Për të pavarësisht rezultatit jo pozitiv për demokratët, përkushtimi për të mirën e vendit nuk do ndryshojë. “Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”,-është shprehur ai.

Presidenti tha se shpreson se klima e tensionuar në vend të mund të qetësohet dhe tonet të ulen, pavarësisht se për kë kanë votuar amerikanët. ”Gjithashtu shpresoj se ne mund të ndalojmë çështjen rreth integritetit të sistemit zgjedhor amerikan. Lufta për shpirtin e Amerikës që nga themelimi ynë ka qenë gjithmonë një debat i vazhdueshëm. Fushatat janë gara e vizioneve konkurruese. Ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi. Unë e kam thënë shumë herë, nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”, deklaroi Biden.

Teksa u kthye të fliste për arritjet e tij në drejtimin e Amerikës, Biden tha se administrata e tij po lë pas “ekonominë më të fortë në botë”. “E di që njerëzit ende lëndohen. Por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Së bashku, ne kemi ndryshuar Amerikën për mirë”, nënvizoi Presidenti në largim. Duke qenë se i kanë mbetur edhe 74 ditë për të përfunduar mandatin, Biden theksoi se do të jetë e rëndësishme për ta bërë secilën prej këtyre ditëve të vlejë për Amerikën.

SHKARKO APP