Biden takon Macron në Romë: Gati për riparimin e marrëdhënieve. S’kemi aleat më të vjetër dhe besnik se Franca

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ndodhet në Itali, ku është takuar me homologun francez, Emmanuel Macron. Presidentët u angazhuan për riparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Biden e pranoi se SHBA-ja nuk veproi si duhet lidhur me këtë çështje duke shtuar se mendonte se Franca e dinte këtë gjë.

“Unë mendoja se Franca ishte informuar prej kohësh që marrëveshja do të dështonte. Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të vjetër dhe besnik se Franca”, u shpreh presidenti amerikan.

Marrëdhëniet mes dy vendeve patën një tensionim të theksuar pak muaj më parë pasi Biden njoftoi një marrëveshje sigurie me Australinë dhe Britaninë, sipas së cilës Australia do të marrë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane.

SHKARKO APP