Biden zbret në Europë. Kurse tre kryeministra të vendeve të BE shkojnë në Kievin e rrethuar nga rusët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të Ukrainës, paçka se ata nuk po ndërhynë ushtarakisht kundër agresionit rus. Për të gjetur një marrëveshje mes palëve, në Shtëpinë e Bardhë po diskutohet mundësia që presidenti Joe Biden të udhëtojë sa më shpejt dejt Europës.

Shtëpia e Bardhë po sheh mundësinë e një ndalese të kreut të shtetit amerikan në Poloni, por nuk përjashtohen edhe vende të tjera në Europë. Ajo cfarë Biden pohoi më herët është se SHBA-ja do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para.

Sot drejt Kievit dhëtojnë kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, për të treguar atje mbështetjen për Ukrainën. “Vizita është e organizuar pas konsultimeve me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe atë të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, thuhet në deklaratën e qeverisë polake.

SHKARKO APP