Bie aksidentalisht në pus, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Hamallaj të Durrësit.

Policia njoton se shtetasi O. P., duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP