Bie faqja shtetërore që censuron mediat

Kryeministri Edi Rama ka nisur një luftë të hapur me mediat online, sulm i cili u finalizua me mbylljen e faqes interaktive, JOQ, Jeta osh Qef.

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP i është bindur urdhrit dhe i ka bllokuar domain-in JOQ, duke pamundësuar aksesin në të nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri.

Duke e parë vendimin si një kërcënim direkt të lirisë së medias dhe të shprehjes, reagimi kundër qeverisë ka qenë i fuqishëm. Faqja e njohur “Anonymous Albania” është ‘hakmarrë’ për llogari të JOQ dhe ka sulmuar mbrëmjen e sotme faqen zytare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare duke bërë që të mbyllen dhe bllokohen shërbimet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anonymous Albania” i ka dhënë AKEP-it 24 orë për të rikthyer faqen, përndryshe do të bllokohet totalisht aktiviteti online i AKEP.

Swiss Digital Mobile Reklama

“#Njoftim
Kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. Arsyeja osht se kjo kompani me urdhërin e Edi Ramës ka bllokuar domain joqalbania.com . I bëjmë thirrje AKEP të hapë brenda 24 oreve locationin për në Shqipëri që njerëzit të kenë akses te “JOQ”, përndryshe “AnonymousAlbania ” do marrë hapa të medha me sulme kibernetike deri në bllokimin total të AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi në Mbrojtie të Qytetarëve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojmë
Na Prisni”, thuhet në reagim.

Sipas legjislacionit shqiptar, qeveria nuk mundet të mbyllë me anën e AKEP-it dhe instrumenteve të tjerë, pa një vendim gjyqësor, asnjë media.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?