Bie kultivimi i drogës në Lezhë, në 2025 janë konstatuar mbi 1600 bimë narkotike më pak se në 2024

Kultivimi i bimëve narkotike në qarkun e Lezhës ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, me mbi 1600 bimë më pak krahasuar me vitin pararendës. Këto të dhëna u prezantuan në mbledhjen e Task-Forcës Vendore Anti-Kanabis, e cila u zhvillua nën drejtimin e institucionit të Prefektit.

Pavarësisht këtij progresi, prefekti Taulant Malshi theksoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të fortë ndërinstitucional për të luftuar fenomenin. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë evidentuar 39 raste të kultivimit të kanabisit. Nga këto, 19 janë zbuluar, ndërsa rreth 10 mijë bimë narkotike janë asgjësuar. Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 31 persona, mes të cilëve edhe 6 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe disa kryetarë fshatrash.

”Rezultatet e arritura janë një dëshmi e qartë e përkushtimit dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit. Ka pasur rezultate reale dhe konkrete të frenimit të këtij fenomeni që cënon sigurinë dhe rendin publik. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm që problematika është ende permanente. Prandaj për rezultate më të thella nevojitet vigjilencë nga të gjitha strukturat, analizë periodike dhe rrjedhimisht pastaj edhe një reagim i shpejtë, i koordinuar nga të gjitha strukturat, që rezultatet të vijnë në përmirësim. Duhet një bashkëpunim më i mirë mes strukturave të Policisë së Shtetit, që rezultatet të vijnë në rritje”, tha mes të tjerash prefekti Malshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?