Bie Lazarati, ngrihet Tepelena si Keshtjella e drogës

 

Lazarati u rrezua si keshtjella e droges apo siç quhej ndryshe "Republika e hashashit" në Europë. Por rrjeti i droges nuk eshte shuar. Ka kaluar ne Tepelene dhe qarkullon shume para, mafie, pushtet droge. Vazhdon të sekuestrohet drogë në Tepelenë, apo atë që njihet ndryshe si Lazarati i ri në jug të vendit. Në Zhapokikë 2 u asgjësuan 4 parcela me 809 rrënjë, ndërsa në fshatin Dukaj u asgjësuan 7 parcela me 229 rrënjë. Lënda narkotike e kultivuar kishte arritur një lartësi nga 40 deri në 240 centimetra. Në Tepelenë parcelat e mbjella më bimë të lëndëve narkotike janë pa fund. Vetëm në zonën e Kurveleshit janë identifikuar 70 parcela me bimë narkotike. Këtë alarm e ka vënë vetë shefi i komisariatit të Tepeleneës, Haki Hasanbega. Së fundmi autorutetet italiane kanë hartuar një raport, ku evidentojnë përmasat e mëdha që ka marrë kultivimi i kanabisit në Tepelenë. 

Por kane filluar te ngrihen pikepyetje te medha; a mos ishte strategji rrenimi i Lazaratit sepse ishte prapavija e financimit te PD dhe ngrihja e ketij rrjeti nen varesine e Tepelenes? Nje pyetje publike qe kerkon ende kohe per te qene pyetje retorike !

SHKARKO APP