Bie monopoli i aeroporteve në Shqipëri
Heqja e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi, duket se po hap dritën jeshile për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipëri.
Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kohët e fundit është regjistruar një kompani e re e quajtur Saranda International Airport.
Në dokumentin që kompania ka paraqitur për tu regjistruar në QKR, thuhet se objekti i kompanisë janë shërbimet aeroportuale.
Kompania është në zotërim me 34% nga një shtetas i quajtur Donald Shena, kurse një shoqëri me emrin American Capital Group posedon 66% të aksioneve.
Konçesionari që administron aeroportin e Rinasit, që prej vitit 2001 kishte të drejtën e monopolit në Shqipëri, duke mos lejuar ndërtimin e aeroporteve të tjera.
Pas negociatave të qeverisë, mesa duket kompania gjermane që administron aeroportin e Rinasit ka rënë ka pranuar të heq dorë nga ekskluziviteti, duke krijuar mundësinë e ndërtimeve të aeroporteve të tjera në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

