Bie në pranga ish-shefi i kabinetit të Ministrisë së Punës

Policia arrestoi  ish –shefin e kabinetit të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kleves Bitro.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013, kur edhe u akuzua për abuzim me detyrën. Për këto akuza ai është dënuar në mungesë nga gjykata me 2 vite heqje lirie.

Arrestimi i Bitros u realizua  mëngjesin e sotëm në kryeqytetet, ku ai ishte rikthyer pas dy viteve të kaluara jashtë vendit.  Bitro në disa deklarata për mediat, pas akuzave ndaj tij, është shprehur se sulmet janë thjesht politike.

Kleves Bitro  ka mbajtur detyrën e shefit te kabinetit në Ministrinë e Punës në kohën kur ky dikaster drejtohej nga ministri i qeverisjes së kaluar, Spiro Ksera.

SHKARKO APP