Bie në pusin 50 metra të thellë, korçari në luftë me vdekjen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçë ditën e sotme pasi një burrë ka rënë në pus.
Ngjarja ndodhi në fshatin Barc, ku 70 vjeçari Laver Adili ra në një pus të thellë 50 metra shkruan BW.
Është dashur rreth një orë për ta nxjerrë fermerin nga pusi. Laveri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

