Bie nga ballkoni biznemeni në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë.

Pronari i një hoteli, i identifikuar si N. Bollano, 51 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë nën efektin e alkoolit.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?