Bie nga kati i tretë në Thumanë, humbet jetën i riu në moshën 25 vjeç

Një 25-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se K. Ç., 25 vjeç ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij në Thumanë. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?