Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

Një punonjës ka humbur jetën këtë të martë, pasi ra nga pallati ku po punonte. 58-vjeçari me iniciale A.Sh u rrëzua nga një godinë në ndërtim e sipër në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20. Punëtori u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nuk dihet nëse në kantier respektoheshin rregullat e punës, ndërsa që pritet një hetim për aksidentin.

SHKARKO APP